Maqedoni

Forumi Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, urë bashkëpunimi mes sipërmarrësve

01.04.2017 18:33

Krijimi i urave të bashkëpunimit mes sipërmarrësve të Shqiërisë, Maqedonisë dhe Kosovës ishin në fokus të forumit të zhvilluar në qytetin e Lezhës, në Shqipëri...

Gjatë punimeve të forumit, palët diskutuan për bashkërendim të axhendave të tri qeverive, në mënyrë që prodhuesit shqiptarë të mos hasin pengesa. Ministrat e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes kanë garantuar mbështetje për prodhuesit e këtyre vendeve.
 
“Ne e dimë që është sfiduese që të operohet sot në këto treva që për hiper konkurrencën, ne duhet të bëjmë diçka bashkarisht që të trija vendet në mënyrë që t’i stimulojmë prodhuesit tanë për të rritur konkurrencën, dhe kjo nuk mund të bëhet as nga ana e institucioneve në mënyrë të vetme, e as nga ana e bizneseve. Për këtë duhet të jetë  aktivitet i dyanshëm”, tha Hykmete Bajrami, Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes Kosoves.
 
“Republika e Maqedonisë vazhdon me përkushtueshmëri rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, ku edhe i takon, duke plotësuar kushtet përmes realizimit të qëllimeve të përcaktuara të cilat kontribuojnë për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, rritjen e shkallës së punësimit, luftën kundër korupsionit, zhvillimin e demokracisë dhe të stabilitetit politik të vendit”, tha Driton Kuçi, Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes e Maqedonise.
 
“Kemi nevojë për një dialog më të mirë për biznesin, ku mes tjerash potencoi që si shtet Shqiptar do marim përsipër që ti mbështesim gjitha produktet që janë Made in Albania, Made in Kosovo dhe Macedonia pra të gjitha produktet kombëtare me qëllim për një cilësi më të lartë në tregun vendor dhe jashtë”, tha Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes e Shqiperise.
 
Ndërkaq, përfaqësuesit e dhomave të tregtisë theksuan domosdoshëmrinë që sipermarrja prodhuese shqiptare duhet bërë sa më konkuruese rajonale dhe globale. Me krijimin e forumit të përbashket prodhuesit shqiptar do të jenë të bashkuar për të qenë konkurues në tregun global.
 
LULJETA NDOKA