Maqedoni

Gostivar, komuna investon në infrastrukturën e qytetit

01.04.2017 18:59

Këto ditë vazhdojnë punimet parapërgatitore për asfaltimin e sipërfaqes tek ura dhe rruga e re e qytetit..

Këto ditë vazhdojnë punimet parapërgatitore për asfaltimin e sipërfaqes tek ura dhe rruga e re e qytetit, me ç’rast finalizohen finalizohen të gjitha punët parapërgatitore për finalizimin e projektit me rëndësi jetike për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit, dhe synon lidhjen sa më efikase të dy anëve të qytetit.
 
Asfaltimi i sipërfaqes pritet të ndodh brenda javës.
 
Me vënien në funksion te kesaj rruge dhe ure, do të bëhet shkarkimi I dukshem i komunikacionit ne qytet.
 
Përherë të parë pas 26 vitesh nga ardhja e Demokracisë në Gostivar po ndërtojmë një urë të re për komunikacion, bejne te ditur udheheqesit komunal te cilet vazhdimisht jane ne terren per te ndjekur punet rreth ketij projekti.
 
Paralelisht me ndërtimin e urës, po punohet edhe në ndërtimin e rrugës së re “101”, ku janë duke u ndërtuar trotuaret, si dhe instalimi i ndriçimit publik, ndërkohë që është bërë tamponimi i rrugës dhe janë ndërtuar kanalizimi fekal dhe atmosferik.
 
Ura e re mbi lumin Vardar do të lidh rrugën “APJ” me rrugën “Zhivko Brajkovski”, në anën tjetër të lumit, respektivisht lagjen Dutllëk.
 
Gjatësia e urës është paraparë të jetë 42 metra, ndërse gjerësia 20 metra. 
 
Do të jetë me 4 korsi për vetura nga 3.50 m të gjera, 2 korsi shtesë për biçiklistët me gjerësi nga 1 metra secila dhe me 2 trotuare me gjerësi nga 2 metra, po ashtu në të dyja anët e rrugës.
 
Ura mbështetet në 8 shtylla mbajtëse.
 
Për realizimin e projektit “Ndërtimi i urës mbi lumin Vardar”, Komuna e Gostivarit arriti të siguron fonde nga Fondit për Zhvillim Infrastrukturor të Komunave – MIDF, me seli në Luksemburg, me vlerë prej 23.600.000 denarë në formë kredie nëpërmjet një banke komerciale të akredituar nga ky institucion.
 
Hapja solemne e kesaj rruge dhe ures se re eshte parapare te behet gjate javes se ardheshme.
 
Lulzim Haziri