Botë

Kina ndalon mjekrën dhe velon islamike në rajonin ujgur

01.04.2017 19:58

Qeveria në Kinë ka publikuar një sërë masash të reja kufizuese në rajonin veri-perëndimor Xinjiang, në kuadër të fushatës kundër ekstremizmit islamik...

Masat në fjalë, sikurse raporton BBC në edicionin e saj online, përfshijnë edhe ndalimin e mjekrës së gjatë për meshkujt, velon në vendet publike nga femrat dhe refuzimin për të parë televizionin shtetëror. 
 
Xinjiang është vendi i ujgurëve, etni turkofone me besim islamik, të cilët denoncojnë diskriminimin që bëhet ndaj tyre. 
 
Vitet e fundit në këtë rajon janë verifikuar përplasje të përgjakshme. Nga ana e saj, qeveria kineze akuzon militantët islamikë dhe separatistët për aktet e dhunës. 
 
Por OJQ-të për të drejtat e njeriut deklarojnë se, përleshjet janë një reagim ndaj politikave represive të Pekinit e që së bashku me masat e reja mund të çojnë ujgurët drejt ekstremizmit./Top Channel