Maqedoni

Rama: Në Maqedoni s’ka minoritet, por një etni shqiptare

02.04.2017 12:28

Gjatë një vizite të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Paris, ka dhënë një intervistë për “France 24” ku ka folur për situatën politike në Shqipëri por edhe atë në rajon...

Kryeministri i Shqiërisë, Edi Rama, gjatë intervistës për “France 24” ka komentuar situatën në rajon, ku ka vlerësuar se Ballkani nuk është një fuqi baruti për Europën.
 
Rama ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet siç i cilësoi ajo, por një etni që përbëjnë 35% të popullsisë.
 
“Në Maqedoni nuk ka minoritet shqiptar, ka etnicitet shqiptar, ka më shumë se 35 % shqiptarë në Maqedoni. E vetmja gjë që duhet të bëjë Maqedonia është të zbatojë “Marrëveshjen e Ohrit” e nënshkruar në udhëheqjen euroamerikane”, u shpreh Rama.