Fillojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi
Qytetarët serbë iu drejtuan sot kutive të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit...

Në këto zgjedhje marrin pjesë 11 kandidatë, ku më të favorizuarit janë kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiç, ultranacionalisti Vojislav Sheshelj dhe ish-kandidati për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiç.
Në të gjithë vendin janë hapur 8 523 qendra votimi, nga të cilat 8 224 në bashki dhe qytete dhe 29 në institucionet penitenciare. Sipas sondazheve, më shumë gjasa për fitore madje që në raundin e parë, ka kryeministri aktual dhe kandidati i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se beson se askujt nuk do t’i shkoj mendja që ta destabilizoj Serbinë dhe ta bëj atë që, për fat të keq, e premtonte në fushatë zgjedhore.
20 vendvotime për zgjedhjen e presidentit të Serbisë janë hapur edhe në Kosovë. Qytetarët serbë të Kosovës thonë se fitorja e Vuçiqit do të jetë mirë jo vetëm për serbët por edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë. Zgjedhjet presidenciale në Serbi po bojkotohen nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.
