Maqedoni

VMRO-ja kërkon zgjedhje të reja, LSDM-ja pret zgjedhjen e kryeparlamentarit

02.04.2017 14:23

Kushti i vetëm me të cilin VMRO-DPMNE – ja do të pranonte zgjedhjen e kryetarit të ri është shpallja e menjëhershme e zgjedhjeve...

Kushti i vetëm me të cilin VMRO-DPMNE – ja  do të pranonte zgjedhjen e kryetarit të ri është shpallja e menjëhershme e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe të rregullta lokale deklaroi deputeti I kësaj partie Antonio Milloshovski.
 
“Jemi të gatshëm të gjejmë mekanizëm I cili do të garantonte që Kryetari i ri i Kuvendit shpejt të nënshkruaj zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje të rregullta lokale. Do të përfshihemi në këtë proces, që t’ju mundësojmë qytetarëve të shprehen për temat që nuk kanë qenë pjesë e ofertave. Nëse pranojnë partitë tjera, ne do të jemi maksimalisht konstruktiv sepse interesat e shtetit, të qytetarëve dhe të demokracisë janë para së gjithash”, tha Antonio Milloshovski, nga VMRO-DPMNE.
 
Ndërkohë deputeti i LSDM-së Petre Shilegov deklaroi se LSDM nuk pranon zgjedhje të reja por pret zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri i cili do të kërkojë zyrtarisht nga presidenti Gjorge Ivanov, mandatin për formimin e Qeverisë së re.
 
“Nuk kemi asgjë kundër debatit në Kuvend sepse secili nga deputetët ka të drejtë të debatojë. Bëhet keqpërdorim i keq I rregullores sepse deputetë të listës së njëjtë, që supozohet se nesër do të jenë në një grup parlamentar, të replikojnë dhe kundër-replikojnë njëri-tjetrin. Është në interes edhe të Gjorge Ivanovit që të tregojë vetë mençuri. Ai është njëri nga penguesit e proceseve demokratike në Maqedoni”, tha Petre Shilegov, nga LSDM.
 
Këtë javë deputet me zgjatjen e debateve replikave dhe kundër- replikave nuk arritën të përfundojnë seancën konstituive dhe të votojnë për Talat Xhaferrin si kryeparlamentar të ardhshëm. Seanca vazhdon të hënën.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI