Maqedoni
Kumanovë qytetarët frikë nga qenët endacak
02.04.2017 14:51
Sikurse në shumë qytete të vendit edhe në Kumanovë kohëve të fundit po vërehet prania e madhe e qenëve endacak, që ka bërë që qytetarët të mos ndihen të sigurt...

Kjo nga fakti se përpos në pjesët periferike të qytetit qenët endacak në numër të madh janë prezent në qendër të qytetit edhe atë në hyrje të lokaleve të shumta afariste.
“Po po kohëve të fundit qent endacak janë përhapur shumë, sigurisht se kemi frig si ne të rriturit por edhe fëmijët sepse mund të na sulmojnë. Duhet komuna të marre masa sepse kohën e fundit po ka gjith kah qen endacak”…
“Unë banoj në ndërtesë dhe gjatë tërë natës këta qen lehin, është rezik si për fëmijët poe edhe për ne të moshuarit, janë përmbi 20 të cilët gjithë ditën enden nëpër shesh”, thanë qytetarët e anketuar.
Ndërkohë që kreu I Kumanovës Zoran Damjanovski thotë se qenët endacak po sillen me kamionë nga Shkupi që po shkakton problem plotësues për zgjidhjen e këtij problem.
“Disa që nuk di si t’i quaj, organizata, shoqata apo çfarëdo qofshin ato, me kamion, furgonë e vetura tjera në hyrje të Kumanovës kanë lëshuar disa qenë të cilët më pas duke mësuar terrenin zënë vend dhe shpërndahet nëpër Kumanovë – tha Zoran Damjanovski, kryetar i Komunës së Kumanovës”, tha Zoran Damjanovski, Kryetar i Kumanovës.
Fatmirësisht deri më tash në Kumanovë nuk është regjistruar sulmim I ndonjë qytetari nga qenët endacak , mirëpo më mire është që me kohë të ndërrmirret diç që të mos vijë deri te më e keqja.
NEXHAT AQIFI
