Botë
Zjarr i madh në një ndërtesë shumëkatëshe në Dubai
02.04.2017 15:19
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në mëngjes në një kompleks shumëkatësh në ndërtim e sipër afër qendrës më të madhe tregtare të Dubait...

Ky kompleks është pranë Dubai Mall dhe afër kullës 63-katëshe “The Address Downtown Dubai”, e cila ishte dëmtuar rëndë nga një zjarr natën e Vitit të Ri në vitin 2015.
Zyra për media e qeverisë së Duabit ka thënë se zjarri shpërtheu në kullat “Address Residences Fountain Views”, dhe se zjarrfikësit e kanë zjarrin nën kontroll. Nuk raportohet për të lënduar.
