Botë
Dorëzimi i pushtetit, Ibrahimi: Me marrëveshje në takim liderësh; Malevski: Pasi Gruevski të kthehet nga Malta
02.04.2017 15:56
Analistët politik të vendit konsiderojnë se dorëzimi demokratik i pushtetit në kuvend me dinamikën e filluar, është thuajse mision i pamundur...

Sipas Selim Ibrahimit meqë parlamenti eshte vështirë të funksionojë, zgjidhja mund të kërkohet në takim liderësh.
“Do të jetë shumë rëndë që partitë politike të arrijnë një marrëveshje që ky parlament të funksionojë dhe të formohet qeveria e drejtuar nga LSDM. Derisa të bëhet kjo duhet që partitë politike të mblidhen dhe liderët të diskutojnë se çfarë do të bëhet me Maqedoninë dhe me parlamentin e ri, pasiqë po shihet procedura po zgjat dhe lufta politike midis LSDM dhe VMRO-DPMNE-së po zgjatë”, tha Selim Ibrahimi, analist politik.
Por profesori universitar Denko Malevski përjashton mundësinë e takimit të liderëve, pasi kjo nuk kërkohet nga faktori ndërkombëtar. Malevski shpreson që situata do të zhbllokohet me kthimin e Gruevskit nga Malta I cili pritet t’u jap sugjerime ndryshe deputetëve për dallim nga ato të deritanishmet të cilat çojnë në bojkot të punës së kuvendit.
“Mendoj se zh’bllokimi I situatës nuk varet nga deputetët në kuvend të cilët më duket se kanë marrë instruksione që të obstruojnë punën dhe ti japin kohë udhëheqësisë të shohë se çfar konsultimesh ndërkombëtare mund të bëjë. Shpresoj se me të kthyer nga takimi I partive majtiste në Maltë, kryetari I VMRO-DPMNE-së ndoshta e ka ndëruar mendimin dhe ndoshta do të jep direktiva tjera për sjellje ndryshe të deputetëve, në të kundërtën kjo do të kalojë në një bojkot të punës së kuvendit dhe nuk do mundemi që në një kohë të afërt të shpresojmë në formimin demoktratik dhe procedural të qeverisë”, tha Denko Malevski, profesor universitar.
Por analistët Ibrahimi dhe Malevski janë të një mendimi se situata mund të përshkallëzohet me shtrirjen e politikës në rrugë dhe tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike.
MERAL ISMAILI
