Maqedoni

VMRO prezanton “Manifestin për Maqedoni të vetme”; LSDM: VMRO të dorëzojë pushtetin

02.04.2017 17:28

Maqedonia duhet të jetë shtet unitar, vendi i vetëm amë i maqedonasve ndërsa maqedonishtja gjuhë e vetme zyrtare...

Për cështje me interes kombëtar si kontesti rreth emrit, nuk mund të vendos as Kuvendi dhe as Qeveria pa referendum paraprak. Këto vetëm disa nga pikat e “Manifestit për Maqedoni të vetme” që VMRO DPMNE  prezantoi në opinion dhe ftoi në mbështeje. 
 
Sipas partisë së Gruevskit, Manifesti ka për qëllim të sigurojë ardhmëri për popullin maqedonas në shtet demokratik, unitar, politikisht stabil, shtet ligjor i orientuar drejt ekonomisë së tregut. 
 
“Maqedonia paraqet vendin, i cili paraqet vendin e vetëm amë të maqedonasve, ku jetojnë të gjithë qytetarët së bashku me pjesën e kombit shqiptar, kombit turk, vlleh,sërb, rom dhe kombit boshnjak. U takon të gjithë qytetarëve pa dallim të origjinës, besimit dhe gjuhës amtare dhe përmes saj të gjithë do të bashkohen me vendet ballkanike në Evropnë e bashkuar”, tha Antonio Milloshovski, nga VMRO DPMNE.
 
“Anëtarësimi në BE dhe NATO është interesi ynë dhe qëllimi që na bashkon, ku përkasim natyrshëm. RM e shohim të bashkuar në frymë dhe kulturë në bashkësinë e popujve evropianë. Të integruar tërësisht në BE si në planin ekonomik ashtu edhe në planin institucional”, tha Nikolla Poposki, nga VMRO DPMNE.
 
VMRO, të tjera bën, të tjera thotë, kundërpërgjigjen nga LSDM. Sipas selisë blu, e vetmja gjë që duhet të bëjë VMRO për momentin është të dorësojë pushtetin dhe të zhbllokojë proceset demokrartike.  
 
“Për momentin VMRO DPMNE nuk ka se ç’kërkon, përveçse të plotëson pranim dorëzimin e pushtetit, zhbllokimin e proceseve demokratike për të mirën e qytetarëve të RM-së dhe për ata vetë. Parimet themelore, në të cilat mbështeten BE dhe NATO, ku Maqedonia pretendon të anëtarësohet, janë: shteti demokratik, sundim i ligjit joselektiv dhe pranim dorëzim të qetë të pushtetit. Nëse janë të sinqertë, duhet ta zbatojnë këtë. Ne jemi në process kur VMRO DPMN në Kuvend dhe përmes presidentit Gjorge Ivanov, i ndal proceset demokratike në RM”, tha Petar Shilegov, nga LSDM.
 
Manifestit i është bashkangjitur edhe udhërefyesi pesëpikësh për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme të krizës politike.  
 
SHPËTIM NUREDINI