Maqedoni
Dita botërore e autizmit, shërimi nëse bëhet në kohë dhe ndjeket terapia
02.04.2017 17:51
2 prilli është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit ndaj autizmit...

Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen para moshës dy vjeçare dhe shkalla e dëmtimit të këtyre tri fushave dallon nga individi në individ.
Në baze të një studimi amerikan disa fëmijë mund të shërohen perj kësaj sëmiundje nëse kapen në kohë dhe ndjekin terapitë. Shumica e fëmijëve me autizëm, që gjatë viteve kanë humbur simptomat e autizmit,janë trajtuar me terapinë e sjelljes ,që tregon s e kjo është një mënyrë trajtimi shumë efikase.
“Ajo që unë nuk do të doja të ndodhte është që publiku të keq informohet për sa I përket efektit të kësaj terapie .Nuk do të doja që prindërit të mendonin që cdo fëmijë që do të merrte këtë terapi ,do të përmirësohen në një shkallë të tillë që autizmi të zhdukej në një moshë të caktuar .Ne nuk e dijmë akoma se cila është përqindja e fëmijëve që përmirësohen.Mendojmë se duhet të jetë diku tek 10-20% por na duhen më shumë studime si ky I imi që te jemi më të sigurtë se sa fëmijë do të kenë këtë përfundim pas disa vitesh kur autizmi nuk ekziston më”, tha një mjeke nga SHBA.
Për të sensibilizuar gjithë qytetarët, ndërtesa dhe monumente të njohura u perfshine nga vala e “Light it up blue”, ndize dritën blu. Dhe bashkë me driten sigurisht duhet të hapim dhe zemrën sepse autizmi nuk zgjedh dhe nëse nuk kemi vend brenda nesh dhe në shoqërinë rrotull për personat autikë, jemi thjesht duke e ngushtuar territorin e vetes në atë të një qenieje egoiste.
Megjithë rëndësinë sensibilizuese të këtyre aktiviteteve, më e rëndësishmja, që përmendet edhe nga familjet që kanë një fëmijë autik, është ndihma konkrete që shteti dhe shoqëria duhet të japin për t’u siguruar atyre ndihmë shëndetësore, programe arsimore dhe lehtësi të ndryshme.
VLORA LATIFI TOPOJANI
