Ekonomi

Kriza politike, qytetarët të pasigurtë për paga të rregullta, ekspertët: Mosformimi i qeverisë dëmton ekonominë e vendit

02.04.2017 18:22

Vazhdimi i krizës politike ka bërë që shume qytetarë te ndjehen te pa sigurt se do te mund ti marrin rrogat e rregullta dhe pa vonesa...

Ata thonë se kjo pasiguri vjen si rezultat I mosformimit te institucioneve dhe shteti akoma udhëhiqet nga një qeveri teknike. Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se kriza jo vetem qe ka ndikuar në dobesimin e xhepit te tyre, por edhe ne ndjenjën e pasigurise per vonesa ne pagat mujore cdo muaj. 
 
“Nuk them unë, por ka ndikuar edhe shumë shifet.  Ju vetëm percjelleni me kamerë në treg shifeni. Ka më shumë shitës se sa blerës. Mendoj që jo vetëm unë por secili e ndien atë.  Cungo prej pensioneve, prej rrogave, ato duhet të paguhen ato borxhe”..
 
“Rrezik sigurt ka. Është krizë e madhe, populli nuk ka asgjë, ja çfarë është duke bërë qeveria, ska qeveri, me çka të han populli”, thenë qytetarët e anketuar.
 
Edhe njohësit e cështjeve ekonomike thonë se ka rrezik që shumë persona të mbesin pa punë në qoftë se vazhdon kjo situatë. Eksperti ekonomik Visar Ademi  thotë se ekyiston rrezik tek të punësuarit nëpër zonat e lira ekonomike, pasi që investitorët mund ti tërheqin investimet e tyre dhe të vazhdojnë me investime në ndonjë shtet tjetër më stabil, por edhe te sektori publik, për shkak se shteti është futur në borxh të madh dhe faturën do ta “paguajnë” qytetarët. 
 
“Punësimet tek sektori publik e kanë kaluar vijën e kuqe. Në qoftë se nuk ka ekonomi, në qoftë se nuk ka pagesa të tatimeve nuk ka tatime të cilat paguajnë nga qytetarët, sepse më pak harxhojnë, e gjithë kjo reflektohet në më pak para në buxhet. Këto më pak para, pastaj mund të reflektojnë në humbjen e punëve”, tha Visar Ademi, njohës i çëstjeve ekonomike.
 
Ekspertët ekonomik disa herë kanë apeluar deri tek aktorët politik për formimin e qeverise, për shkak se vazhdimi i kësaj krizë po dëmton rëndë ekonominë e shtetit.
 
ERSAN PAJAZITI