Botë

Suedi, tre të vdekur nga aksidenti i një autobusi

02.04.2017 18:40

Tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar sot kur autobusi i cili transportonte nxënës...

Tre persona e kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar sot kur autobusi i cili transportonte nxënës është përplasur në rrethojën mbrojtëse dhe është përmbysur afër rrugës në afërsi të qytetit suedez, Sveg.
 
Në autobus ndodheshin rreth 60 persona, nga të cilët numri më i madh fëmijë, të cilët udhëtonin drejt një qendre skijimi në provincën qendrore suedeze Herjedalen. Policia suedeze kumtoi se arsyet për aksidentin tani për tani nuk janë të njohura, por, paramendohet se shoferi ka humbur kontrollin ndaj autobusit për shkak të rrugës së ngrirë dhe të rrëshqitshme.
 
Zëdhënësi i shërbimit të shpëtimit Peter Nisted deklaroi se një pjesë e udhëtarëve në autobus kanë marrë lëndime serioze.