Maqedoni

Mot i vranët me shi dhe erë

03.04.2017 09:01

Në Maqedoni sot do të mbizotërojë mot më i vranët dhe më i freskët me reshje të shiut me intensitet më të dobët...

Në Maqedoni sot do të mbizotërojë mot më i vranët dhe më i freskët me reshje të shiut me intensitet më të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore dhe jugore kohë pas kohe me intensitet mesatar. Në malet më të larta është e mundur edhe borë e përkohshme.
 
Temperatura minimale do të lëvizë prej minus 1 deri 7 gradë, ndërsa maksimalja prej 13 deri 19 gradë.
 
Në Shkup mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më i shpeshtë në orët e pasdites. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore.Temperatura do të lëvizë prej 2 deri 18 gradë.
 
Gjatë kësaj periudhe do të pasojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Të martën dhe të mërkurën në orët e pasdites para se gjithash në perëndim, do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Nga e enjtja do të fillojë të fryjë erë veriore e cila posaçërisht do të përforcohet të premten. Të premten reshjet do të përfundojnë, ndërsa atëherë për shkak të uljes së temperaturave pritet paraqitje e borës së dobët në majat dhe në malet më të ulëta./Mia