GJORÇE PETROV

Në Gjorçe sonte pa incidente

21.05.2014 20:54

Deri në orën 19 e 30 minuta, kur ekipi i TVM-2 qëndroi në Lagjen Gjorçe Petrov, ku sot u varros i riu Angell Petkovski, i therrur me thikë para dy ditësh, gjendja ishte e qetë, per dallim nga dy netët e kaluara kur në këtë lagje u evidentuan tensione……….

Deri në orën 19 e 30 minuta, kur ekipi i TVM-2 qëndroi në Lagjen Gjorçe Petrov, ku sot u varros i riu Angell Petkovski, i therrur me thikë para dy ditësh, gjendja ishte e qetë, per dallim nga dy netët e kaluara kur në këtë lagje u evidentuan tensione.

Poashtu komunikacioni drejt komunës së Sarait dhe drejt qendrës së qytetit zhvillohej pa pengesa. Në këtë lagje sonte vërehej vetëm prania e policisë, për te siguruar qarkullimin e lirë dhe për tu kujdesur për sigurinë e qytetarëve. Ndërsa nuk verehej grumbullim i qytetarëve, përpos lëvizjeve të rëndomta të tyre.

Pas varrimit të sotëm të të riut Angell Petkovski dhe pas protestave të dy ditëve të fundit me të cilën u shpreh revolta e disa qytetarëve ndaj vrasjes së tijë, tani për tani situata në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit është e qetë.Si duket apelet e institucioneve dhe partive politike që qytetarët të jenë më të përmbajtur e dhanë efektin e tyre. (Zejxhane Osmani, TVM2)