Botë

Kërcënimet nukleare të Koresë Veriore, Trump: SHBA-të përgatitura për kundërpërgjigje

03.04.2017 11:27

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përgatitura për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve nukleare të Koresë Veriore...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përgatitura për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve nukleare të Koresë Veriore nëse Kina dështon t’i bëjë presion Pjong-Jangut, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për “Financial Times”.
 
“Nëse Kina nuk do të zgjidhë Korenë Veriore, ne do ta bëjmë këtë. Kjo është e tëra që po ua them”, citohet të ketë thënë Trump për gazetën.
 
Trump do të presë kolegun e tij kinez Xi Jinping javën e ardhshme në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida, ku të dy liderët pritet të diskutojnë për Korenë Veriore, ambiciet e Kinës në Detin e Kinës Jugore dhe për tregtinë.
 
Zyrtari i lartë amerikan për çështje sigurie, tha se ka mundësi reale që Koreja Veriore të ketë kapacitete për të goditur SHBA-të me raketa nukleare, por ekspertët e inteligjencës nuk janë pajtuar me vlerësimet e tij, shkruan Reuters.