Botë
Vuçiç zgjidhet President, mund bindshëm 10 kundështarët e tjerë
03.04.2017 12:23
Aleksandar Vuçiç është presidenti i ri i Serbisë me mbi dy milionë vota të fituara...

Pas qartësimit të rezultatit Vuçiç falëndëroi të gjithë që I mundwsuan tw marrë 12% vota më shumë sesa 10 kundërshtarët e tij në këto zgjedhje.
Presidenti i ri është mburrur sidomos me mbi 70% të votave të serbëve të Kosovës.Vuçiç tha se do të jetë President i të gjithëve dhe ta kthejë Serbinë në një shtet modern.
“Do të luftoj për të përmirësuar imazhin e Serbisë në botë. Kemi bërë shumë punë dhe qytetarët kanë treguar se e dinë në çfarë rruge do të shkojë Serbia. Serbia është për një drejtim evropian në marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe Kinën”, tha Aleksandar Vuçiç, President i Serbise.
Fitoren Vuçiçit ia ka uruar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini
“Urime Vuçiçit që u bë president e nuk është më kryeministër. Pamë rezultate të qarta në zgjedhjet serbe. Shfrytëzoj rastin ta uroj dhe I dëshiroj puë të mbarë e sigurisht që do të vazhdojmë ti ndjekim zhvillimet në Serbi pas këtyre zgjedhjeve”, tha Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së.
Por kush është ish kryeministri e tani presidenti I ri serb. 47 vjecari Vuçiç, ish kampion i kryeqytetit serb si pionier në shah, është tashmë një politikan që e di mirë se çfarë është strategjia.
“Kur kam qenë i ri në ushtri kërkoja kundërshtarë për të lozur shah dhe nuk gjeja rivale të denjë, ndaj luaja me shqiptarët sepse ata kanë qenë lojtarë të mirë”, ka deklaruar Vuçiç.
Studenti I drejtësisë, u bë për vite të tëra sekretar i Partisë Radikale të Serbisë. Vuçiç arriti të bëhej ministër për informim dhe mediat ia kujtojnë shpesh kohën e bombardimeve, kur thuhet se censuronte shtypin.
Vuçiç braktisi ish-shefin radikal, Vojisllav Sheshel dhe krijoi Partinë Përparimtare të Serbisë. Pushteti erdhi më vonë dhe Vuçiç, fillimisht ishte ministër i mbrojtjes. Zgjedhjet e radhës i dhanë kryeministrinë.
Në postin e të parit të ekzekutivit serb, ndërtoi mardhënie të mira me kancelaren gjermane Merkel, padyshim edhe me Rusinë. Ka ngritur marrëdhëniet edhe me Kosovën megjithëse duket se hendeku vazhdon të jetë I madh.
Shihet si person i vështirë, por që institon se ka ndryshuar. E krahasojnë shpesh me Zoran Gjingjiç, kryeministrin e dikurshëm dhe me Titon për shkak të politikës së tij të balancuar me të gjithë.
GAZMEND KURTISHI
