Botë
Takimi Rama-Meta përfundoi i frytshëm, ndahet torta PS -LSI, për 4 vjet qeverisje
03.04.2017 12:41
Është arritur një marrëveshje e re mes PS dhe LSI për 4 vitet e ardhshme...

Konfirmohet se koalicioni PS-LSI drejt një fillimi të ri. Gjithashtu është arritur marrëveshje dhe për presidentin e ri.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta për katër orë darkuan në Tiranë mbrëmjen e së dielës. Zyrtarisht ende nuk ka asnjë vendim sa i takon të ardhmes së koalicionit por mendohet se bashkë me vendimin për koalicionin është vendosur dhe zgjedhja e presidentit të ri, por nuk bëhet publike vendimi.
Darka Rama-Meta u zhvillua pas një sërë deklaratash të paqarta në distancë mes dy krerëve të partive PS dhe LSI, nëse do të vijojnë koalicionin apo jo.
