Botë
Kolumbia numëron viktimat, nisin hetimet nëse u reagua në kohë
03.04.2017 13:00
Kolumbia ende është e tronditur pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut gjatë fundjavës, që lanë 254 të vdekur dhe 203 të tjerë të lënduar...

Në mesin e viktima janë edhe 62 fëmijë, prej të cilëve janë identifikuar vetëm 34. Deri tani flitet për 2 shtetas italianë, 1 rus dhe 2 izraelitë, mes të vdekurve.
Kanë nisur hetimet nëse autoritetet locale dhe qëndrore kanë reaguar në kohë ndaj kësaj katastrofe. Të paktën 17 lagje të qytetit Mocoa me 45.000 banorë, janë varrosur tërësisht dhe shumë të tjera janë boshatisur pas evakuimit të banorëve. Familja Chindou është në mesin e fatlumëve që arritën të shpëtojnë të gjallë.
“Pamë fundin me sy, por Zoti është I madh. Ai na shpëtoi. Ai na dha edhe një shanc për të jetuar, na mundësoi një fillim të ri”, tha Zoraida Chindoy, banore e Mocoa-s.
Fqinjët etyre nuk kishin kaq fat. Ata janë varrosur nën gurët dhe pemët që solli me vete përmbytja. Të tre lumenjtë që rrethojnë qytetin, dolën nga shtrati dhe i gjetën njerëzit në gjumë.
Forcat ajrore kanë nisur operacionet ndihmave për banorët që kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pa energji elektrike, pa veshje e ushqime, apo edhe pa medikamente.
ERSAN PAJAZITI
