Botë

Zgjedhjet në Armeni, udhëheq partia republikane me 46 për qind

03.04.2017 13:15

Partia Republikane në Armeni ka fituar në zgjedhjet parlamentare të dielën me 46 për qind të votave...

Partia Republikane në Armeni ka fituar në zgjedhjet parlamentare të dielën me 46 për qind të votave, derisa aleanca opozitare ka fituar 25 për qind, tregojnë anketat pas përfundimit të zgjedhjeve në këtë shtet.
 
Anketat e Gallup, të cilat i ka publikuar televizioni armen, i japin Partisë Republikane, e cila ka mbështetjen e presidentit Serzh Sargasjan, 46 për qind të votave, ndërsa koalicioni opozitar ka fituar 25 për qind.
 
Fitorja e Partisë Republikane do të ishte një fitore e madhe për presidentin, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2018. Deri në orët e pasdites, sipas të dhënave zyrtare, dalja në votime ishte mbi 50 për qind.