Maqedoni
Anulohet seanca për rastin “ Mitmarrja”, Zaev: S’kemi qasje në dëshmitë e prokurorisë
03.04.2017 14:39
Është anuluar për më 4 maj seanca gjyqësore për rastin “Mitmarrja” në të cilin akuzohet kreu i LSDM-së Zoran Zaev...

Është anuluar për më 4 maj seanca gjyqësore për rastin “Mitmarrja” në të cilin akuzohet kreu i LSDM-së Zoran Zaev, për shkak të kërkesës së pales mbrojtëse për t’iu dorëzuar të gjitha dëshmitë nga lënda.
Gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska e ngarkoi Prokurorinë të prezantojë dëshmitë me qëllim që të mund të përgatitet mbrojtja dhe në seancën e ardhëshme të eksportohet aktakuza dhe drejtimi i Zaevit dhe avokatëve. Për kreun e LSDM-së Zaev, kontestuese është ajo që gjatë inspektimit që kanë bërë, pas përfundimit të procedurës hetimore, nuk ua kanë dhënë në inspektim urdhëri për zbatimin e masave të veçanta hetimore. Sipas të akuzuarit Zortan Zaev e drejtë e mbrojtjes është që të pajisen me dëshmitë që i ka prokuroria.
“Nuk mundemi të marrim përgjigje ndaj kërkesave që të mundemi ta shohim ligjshmërinë e mënyrave të procedures të sigurimit të masave të posaçme hetuese, apo përgjimin tim në të dy numrat e telefonit. Në raste të tjera , si në rastin “ Puç”, një gjë e tillë na është mundësuar, sepse ajo është e drejtë e mbrojtjes të ketë qasje në këto dëshmi. Në këtë rast një gjë e tillë nuk na është mundësuar. Ne sinqerisht dyshojmë në paligjshmëri të procedurës së sigurimit të masave të posaçme hetuese”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Në rastin “Mitmarrja”, Zaev akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar, si kryetar i komunës së Strumicës, nga afaristi Ivan Nikollov ka kërkuar mitmarrje prej 163.924 euro për tokë në Strumicë, për të cilin Nikollov ka qenë i interesuar.
ERSAN PAJAZITI
