Maqedoni

Thaçi takon ambasdadoren Althauser

03.04.2017 15:10

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë në Tetovë, realizoi takim me Ambasadoren e Gjermanisë në vend, Kristine Althauser...

Në takim u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik. 
 
Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike të vendit, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike.
 
Thaçi konstatoi se në Maqedoni vazhdon avazi i vjetër i cënimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve që në masë të madhe rëndon akoma më shumë situatën veçmë të përkeqësuar politike, theksohet në njoftimin e pres qendrës së PDSH-së.