Maqedoni

Kompanitë për mbrojtje gjatë punës, tregu për shërbime duhet të jetë i lirë

03.04.2017 15:38

Grupacioni për siguri dhe mbrojtje në punë kerkon qe shteti të mos definoj çmimet e shërbimeve por atë ta bëjnë kompanitë dhe klientët...

Ky grupacion thekson se është e nevojshme te ketë ndryshime ne rregullore sepse te gjitha kompanitë jane të njejta dhe e gjithë kjo shkel tregun e lirisë dhe konkurencën.
 
Ne regullore nuk janë të shënuara shpenzimet e udhëtimit për kompanitë që i paguajnë shërbimet dhe këta nuk kanë mundësi për zhvillim, për blerjen e instrumenteve tjera si dhe riedukimin e puntorëve.  
 
“Shteti nuk mundë të përcaktoj çmimet, dhe ato nuk dueht të jenë fikse, dh të numruara taksativisht ashtu siç është paraparë në rregullore. Ne jemi të vendosur për treg të lirë dhe nese duam ekonomi të kontrolluar atëher shteti le të finansoj veprimtarinë”, tha Sashko Stojmanovski, kryetar i grupacionit.
 
Me çmimet e njejta pavarësishtë se kush cfarë shërbime mund të ofrojë, sjell në pikpyetje mbijetesën e firmës që bëjnë punën e tyre. Por nga ana tjter kemi ulje drastike të kualitetit të shërbimevbe dhe numri I puntorëve që kanë humbur jeten gjatë punës është në rritje theksoi nënkryearit I  grupacionit Borce Stojcevski.
 
“Ne nuk kemi  mundësi për zhvillim , idea me miratimin e ri apo ndryshimin e rregullores aktuale  është për të hedhur poshtë kërkesat themole që duhet të definojnë mënyrën e ofrimit të shërbimeve”, tha Borce Stojcevski, nëkryetar i grupacionit.
 
Në Maqedoni aktualisht ka rreth 45 kompani të cilat merren me siguri dhe mbrojtje gjatë punës. 
 
REJHANE BUSHI METAJ