Botë
Shën Petersburg, shpërthime në metro 10 viktima, 50 të plagosur
03.04.2017 16:00
Të paktën 10 persona kanë humbur jeten dhe 50 të tjerë janë lënduar si pasojë e dy shpërthimeve të fuqishme në një metro të Shën Petersburgut...

Pamjet e publikuara tregojnë një tren me dyer të shpërthyera, dhe njerëz të tmerruar. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që njerëzit janë evakuuar me shpejtësinë maksimale.Njëri prej shpërthimeve ka ardhur nga një automjet i parkuar pranë.
Të paktën njëra nga pajisjet shpërthyese ka pasur edhe agjentë shkatërrues, ndërkohë që 7 stacione të tjera të “linjës blu” janë mbyllur përkohësisht. Hyrja dhe dalja në stacionet e Institutit Teknologjik dhe sheshit “Sennaya Ploshchad” janë mbyllur, ndërsa trenat që kanë qenë në qarkullim janë detyruar të largohen pa ndaluar.Kompania e metrosë thotë se të gjithë pasagjerët po evakuohen.
Presidenti Vladimir Putin ndodhej në Shën Pjetërburg këtë të hënë për bisedime. Raportimet paraprake flasin për një sulm të dyshuar si terrorist. Një pistë e tillë nuk është përjashtuar as nga Presidenti Rus Putin, një komentin e tij të parë mbi ngjarjen.
