Helmimi i të punësuarve në “ LEAR”; AUV: Prani e bakteries stafilokok në ushqim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vërtetoi praninë e bakteries së stafilokokut jo vetëm në ushqimin e ngrënë nga të punësuarit në kompaninë Lear...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vërtetoi praninë e bakteries së stafilokokut jo vetëm në ushqimin e ngrënë nga të punësuarit në kompaninë Lear, por edhe tek kuzhinieri dhe personi që ka shërbyer darkenpër 220 punëtorët që përfunduan me helmim në spital.
AUV ka paraqitur fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj operatorit të biznesit me ushqim dhe mund të sillet edhe padi penale.
“Me inspektimin është përcaktuar prania e bakteries në disa nga mostrat e marra nga hapësira e punës në kuzhinë, ku ushqimi është përgatitur. Objektet për përgatitjen dhe servimin e ushqimit (kuzhina dhe salla e ngrënies) janë të mbyllura, shërbimet e inspektimit kanë urdhëruar masa për të eliminuar mospërputhjet e identifikuara me kontroll të jashtëzakonshëm, është kryer nga ekipet e AUV, inspektim sanitar dhe Qendra për Shëndet Publik në praninë e prokurorit publik”, thonë nga AUV.
Objektet për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit do të rihapen pas zbatimit të masave të urdhëruara dhe pas testimeve laboratorike të mostrave të marra nga ushqimet në hapësirat e punës, të cilat do të konfirmojnë sigurinë.
