Maqedoni
VMRO-DPMNE, manifesti ofron Maqedoni unike; Analistët, manifesti nënçmon intelegjencën e qytetarëve
03.04.2017 17:01
VMRO - DPMNE vazhdon të pretendojë se me manifestin e propozuar nga kjo parti ofrohet Maqedoni unike...

Madje Vlladimir Gjorçev, nga VMRO duke arsyetuar Manifestin theksoi se opinioni në Maqedoni çdo ditë është dëshmitar i deklaratave mohuese të cilat ndërhyjnë në çështjet e brendshme dhe sovranitetin e vendit, duke aluduar në deklaratën e fundit të Ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe atë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, se shqiptarët janë 35 për qind në Maqedoni.
“Maqedonisë nuk i duhen platforma të huaja dhe ndërhyrje të huaja , por unitet rreth interesave shtetërore dhe kombëtare të asaj që quhet Maqedoni e unike dhe e përbashkët. Prandaj VMRO-DPMNE doli me Manifestin që bazohet në 4 parime dhe ftojm në bashkim nacional dhe kombëtar të të gjithë qytetarëve”, shprehet Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.
Por analistët politik, këtë manifestin e shofin si nënçmim të intelegjencës së qytetarëve, pasi që përmban kërkesa të cilat vetë VMRO-DPMNE i ka penguar.
“Kjo që bëhet tani është baj pas I opinionit publik, që në vend se të hetohen keqpërdorimet shumë të rënda që kanë ndodh në pushtet realisht përsëri vazhdojn tmerren me tema për gjoja rezikim të interesave nacionale në rastin konkret të Maqedonisë. Kjo është nënçmim I intelegjencë së njerëve, tu thoni njerëzve se urgjentisht duhet të organizohet regjistrim që vetë e keni minuar është qesharake”, shprehet profesori universitar Mersel Bilali.
“Sot rezikohet edhe stabiliteti I shtetit me të vetmin qëllim që të shpëtohet kriminaliteti I disa individëve. Maqedoinisë dhe VMRO-së nuk I duhet një dokument I till sepse Maqedonia është një vend I qetë, jetojm në një shoqëri multietnike. Në këtë moment nuk duhet të komplikohet situata, ska nevoj për dokumente shtes . Siç e dimë të gjitha partit politike të shumicë së re, than se gjithcka që kërkohet është në pajtueshmëri me Kushtetutën, pra nuk po shkelet kushtetuta dhe kjo është në rregull”, shprehet profesori universitar Nano Ruzhin.
Sundimi i së drejtës, BE dhe NATO, referendumi per çështjen e emrit, të drejtat e njeriut dhe regjistrimi i popullsisë janë shtyllat e manifestit të VMRO-DPMNE-së.
Sa i përket sundimit të së drejtës, vitin e kaluar Komisioni Evropian konstatoi se “demokracia dhe sundimi i së drejtës janë ende peng i institucioneve të uzurpuara siç janë organet gjyqësore, organet rregullatore dhe mediat. VMRO kërkon dialog dhe synon anëtarësimin në BE dhe NATO por zgjidhja e çështjes së emrit dhe ndryshimi i mundshëm i Kushtetutës për këtë pikë, duhet të kalojë përmes referendumit.
Pikërisht mungesa e dialogut për pothuajse të gjitha çështjet, detyroi qytetarët që shpesh të protestojn për t'u dëgjuar.
VMRO-DPMNE-ja propozoi “regjistrim të popullsisë sipas praktikave të Eurostadit ose OKB-së.”
Por Maqedonia është një nga vendet e pakta në botë, që pesëmbëdhjetë vite nuk ka realizuar regjistrimin e popullsisë, pasi në vitin 2011 regjistrimi u ndërpre me vendim të Qeverisë që drejtohej nga lideri I kësaj partie Nikolla Gruevski.
SANIJE DURAKU
