Maqedoni
Ivanov, S’ndaj mandatin derisa ekziston platform; Tusk, gjeni zgjidhjen demokratike, ne do t’u mbështesim
03.04.2017 17:20
Presidenti Gjorge Ivanov mbetet në qëndrimin për të mos ndryshuar vendimin e tij për dhënien e mandatit...

Pas takimit me kreun e këshillit të Komisionin Evropian Donald Tusk ai tha se nuk do ti ndajë mandatin qeverisë së re e cila nënçmohet me platformën shqiptare e krijuar sipas tij në shtete të huaja.
Ivanov vlerëson se një dokument i tillë rrezikon shtetin dhe shton tensionet ndërfqinjësore.
Për të ç’rrënjosur krizën, në vend të platformës do të duhet të fokusohemi në reformat europiane tha Ivanov.
“Qëndrimi im mbetet I pandryshuar, pengesat juridike dhe politike do të duhet të largohen. Një qeveri e nënçuar është qeveri jostabile me kohëzgjatje të shkurtër dhe pasoja të dëmshme. Imperativ i liderëve partak do të duhet të jetë zbatimi I reformave urgjente e jo platformës pas zgjedhore e krijuar në shtete të huaja dhe me të cilën rrezikohet pavarësia e shtetit, kushtëzohet formimi I shumicës parlamentare dhe nënçmohet përbërja e re qeveritare. Me ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në punët e Maqedonisë, prishen marrëdhëniet ndërfqinjësore, nxiten tensione në marrëdhëniet ndëretnike, manipulohen qytetarët dhe kërkohet ndryshim I kushtetutës”, shprehet presidenti Gjorgje Ivanov.
Ndërkaq kryetari I Këshillit të Evropës Donald Tusk tha se BE do ta mbështesë Maqedoninë në zgjidhjen demokratike që do të duhet ta marrë vetë në daljen nga kriza politike cila pengon Maqedoninë në rugëtimin euroatlantik. Tusk ka porositur që tu iket tensioneve ndëretnike.
“Vijë me porosi të fuqishme të liderëve europianë dhe institucioneve. Përkushtimi I BE në rrugën tuaj europiane është I pakontestueshëm. Shpresoj se do të punoni në krjimin e unitetit dhe t’I ikni asaj që do të nxisë tensione ndëretnike. Kjo krizë e vazhduar pengon vendin tuaj në rrugën euroatlantike. U mbetet juve të gjeni zgjidhje të bazuar në parimet demokratike dhe mendjes së shëndoshë. Vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë e qëndrueshme, kur do ta gjeni do të mund të konsideroni në mbështetjen tonë”, shprehet kryetar i këshillit evropian Donald Tusk.
Gjatë takimit gjithashtu janë shkëmbyer informacione për koridorin Ballkanik të migracionit ilegal. Maqedonia si vend tranzitor mbetet në qëndrimet për partnerit me Unionin Europian për t’u përballur me këtë fenomen midis tjerash duke mbrojtur kufinjtë.
MERAL ISMAILI
