Maqedoni

Mali i Karadakut nën flakë, QMSH: Nuk ka rrezik për vendbanimet

03.04.2017 17:34

Malet e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës prej tre ditësh jenë nën flakë...

Brigada e Zjarrfiksave së bashku me ekipet komunale po punojnë për të shuar zjarrin, por tereni i pa përshtatshëm dhe era e fuqishme në ato vise malore po e vështërson punën e zjarrëfikësve.
 
Deri tani janë djegur 500 hektar pyje të ulta, nuk ka rrezik për përhapjen e zjarrit në venbanimin Rashtak, Bullaçan, apo venbanime tjera. 
 
“Shuarjen e zjarrit  vazhdon të vështirëson fryma e herë pasherëshme që paraqitet në  malet e Karadakut. Për momentin kemi arritur të shuajmë të gjitha zjarret e përhapuara në këto vise malore, dhe shpresojmë se era nuk  do të na paraqet probleme tjera“, shprehet  Liljana Bjelica nga qendra për mbrojtje dhe shpëtim.
 
“Deri tani është djegur një stallë dhe një vikend shtëpzë. Ne teren egziston rreziku i përhapjesë së zjarreve të sërishtme por ekipet komunale së bashku me ato të zjarrfiksave po bëjnë ç’mos që të mos shkaktohen dëme tjera të pushimoreve të qytetarëve”, shprehet kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
 
Në shuarrjen e zjarrit sot u kyçën edhe 2 helikopter dhe të punësuarit e ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë”.
 
Ekipet e zjarrfikësave  për sonte kanë parapajmërujar se do të qendrojnë në Karadak për të ndjekur situatën në terren dhe të punojnë në  detektimin e shkaqeve për përhapjen e zjarrit.
 
Zjarre aktive ka edhe në karadakun e Kumanovës përkatësishi në dy vendbanimet Strimë dhe Hotël, konfirmojnë nga njësiti i zjarrfikësve në Kumanovë.
 
Ekipet e filialit të Ndrmarrjet "Pyjet e Maqedonisë" në Kumanovë dhe ekipi nga Njësia territoriale e zjarrfikësve që nga mëngjesi në terren po punojnë në lokalizimin e zjarrit.
 
REXHEP QAMILI