Maqedoni

Banorët e lagjeve të vërshuara, qëndrimi në konvikt përfundoi na duhet të dalim në rrugë; Xhemaili, presim vazhdimin e afatit nga MPS

03.04.2017 17:49

Sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, deri më 31 mars duhet të largohen nga konvikti “Tome Stefanovski-Seniç”...

Sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, deri më 31 mars duhet të largohen nga konvikti “Tome Stefanovski-Seniç” të gjithë banorët e lagjeve të vërshuara, për tu kthyer në shtëpitë e tyre.
 
Mirëpo nga ajo që xhiroi kamera e ekipit të TVM2 shtëpitë e disa banorëve ende janë në kushte të mjerueshme .  Banorët ankohet se ndihmat që I kanë marë nuk janë të mjaftueshme dhe se në shtëpitë e tyre nuk ka kushte për banim .
 
“Nuk jemi të kënaqur, ndihma na kanë dhënë shumë pak nuk mjaftojn ,pak para kemi mar, kemi blere material na ka mbetur në parcelë. Kjo shtëpi është e pa banuar tërësisht, tëmelet janë të krisura, dyer nuk ka , as dritare asgjë ska mund të shihni edhe vetë… Prej të parit  ka kaluar afati , nese e vazhdojnë disa muaj mirë nese  jo atëhere do mbesim në rrugë… 
 
“Nuk kam asgjë, e patë edhe vetë se si jetoj, as dyer, as uj  asgje dhe si mund të jetoj këtu. Mund të shihni vete se sa ka dëme. Mora pak ndihm nga shteti meremetova diçka në shtëpi edhe aq. Vetëm të më ndihmohet të rindërtohet shtëpia menjeherë do të largohem nga konvikti studentor dhe do të vi këtu, mirëpo ku të jetoj këtu në tokë?”, shprehen banorët e e lagjeve të vërshuara.
 
“Gjendja është ende alaramante nuk kanë njerëzit ku të shkojnë, disa nuk kanë marë ndihmi a thonë që kanë mar ndihma që nuk është realitet, kanë mar ndihma minimale njërë ndër ata jam edhe unë që kam mar ndihmë vetem nga kryqi kuq… Problemi është që kemi familje që duhet mi kthy në rrugë e skan ku tmbesin nuk kanë as kushte minimale”, shprehet kordinatori i banorëve nga zonat e përmbytura Fatmir Gashi.
 
“Prej 31 marsit ka kaluar afatti për qëndrim të 79 banorëve të cilët qëndrojnë  në konviktin Studentor Seniq, drejtoria mbetet e gatshme ti mbajë këto banorë në konvikt  mirëpo pret një vendim zyrtar nga ana e Ministrisë për punë dhe politikë sociale se çfarë do të ndodhë me fatin e këtyre banorëve”. 
 
Drejtori i konviktit Lulzim Xhemaili thot se banorët e rajonit të përmbytur mbeten në konvikt në pritje të vendimit të ministrisë.
 
“Ne si institucion nuk kemi mar vendime për largimin e banoreve të cilët janë vendosur tek ne nga zonat e përmbytura, pa një vendim të tillë ne nuk mund të marrin hapat e mëtutjeshme për largimin e tyre, që dmth ata ende janë të vendosur në konviktin tonë. Dua të potencoj sikur ne si institucion por edhe gjithë banorët të cilët janë të vendosur tek ne kanë bërë kërkesa deri tek ministira për punë dhe mirëqenie sociale para 6 jave por të  njejtin nuk gjejnë formë të na përgjegjen në mënyrë institucionale. Kjo don të thotë se kemi problem institucional në informimin ose në korenspodencë”, shprehet drejtori I konviktit “Tome Stefanovski Seniç”, Lulzim Xhemaili.
 
Drejtori Xhemaili thot se përderisa nuk bëhet edhe njëherë vlerësimi i dëmeve, asnjë banorë nuk do të largohet nga ky konvikt.
 
GAZMEND REXHEPI