Maqedoni

Kuvend, VMRO-DPMNE vazhdon debatin me avazin e vjetër; LSDM, fituesi me fituesin çon në federalizim; Aleanca për Shqiptarët, mjaft keqpërdorimit të deklaratës

03.04.2017 18:06

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë vazhduar me avazin e vjetër në Kuvend duke shfrytëzuar kështu mundësinë për fjalime, replika dhe kundërreplika...

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë vazhduar me avazin e vjetër në Kuvend duke shfrytëzuar kështu mundësinë për fjalime, replika dhe kundërreplika për çështje që nuk kanë të bëjnë me pikën që është në rend dite.
 
Ata debatin e tyre sërish e kanë koncentruar rreth të ashtuquajturës Platformë të Tiranës dhe marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së. 
 
“Dilemën të cilën e keni ju e kanë edhe qytetarët e RM-së e kisha edhe unë dhe të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Praktikisht kjo dilemë në një mënyrë është problemi të cilin e kemi në R.M e i cili është i artikuluar edhe në tubimin e qytetarëve para kuvendit,  çfarë është pranuar, kjo është dilema dhe derisa kjo dilemë nuk qartësohet ne këtu do të debatatojmë”, Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.
 
Por  Damjan Mançevski nga LSDM ka pyetur Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij nëse mbeten në qëndrimin se qeverinë duhet ta përbëjnë fituesi me fituesin. Sipas tij kjo është rruga më e shkurtë për ta federalizuar vendin. 
 
“A po kërkoni akoma principin fituesi me fituesin, por do të duhet të jepni përgjigje konkrete sepse principi fituesi me fituesin është princip i shtetit binacional ndërsa ju këtë e kërkoni dhe angazhoheni me vite, veç të votojnë shqiptarët veç maqedonasit. Nëse ju kujtohet gjatë luftës kishit edhe emërtimin deri në Grupçin dhe nga Grupçini.Ky princip një dit mund të shpie deri te dy kuvende të posaçme dhe federalizim të shtetit”, shprehet Damjan Mançevski nga LSDM.
 
Deputeti i Aleancës për shqiptarët Syrija Rushiti ftoi deputetët të mos e keqpërdorin deklaratën për ta shmangur zgjedhjen e komisionit, teksa falemdroi  deputetin Ilaija Dimovski si promotorin kryesorë të binacionalitetit.
 
“Më duhet të shpreh një falemdrim publik për deputetin Ilija Dimovski i cili po na del promotori kryesorë i binacionalitetit me vet insistimin që të respektohet formula e fituesit me fituesin të bëhet qeveria. Me të vërrtetë është fyese dhe nënçmuese që ju të mendoni se kryeministri i i R.Shqipërisë Edi Rama i kapur për dore liderët e partive politike shqiptare i dërguar në Tiranë u ka nxjerrë një dokument dhe i ka detyruar ta nënshkruajnë”, shprehet Syrija Rushiti nga Aleanca për Shqiptarët.
 
Të parnishëm në sallë sot ishin edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe pasardhësi i tij Emil Dimitriev.
 
Ngërçi në Kuvend vazhdon edhe pse partitë politike, paraprakisht u dakorduan rreth përbërjes të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve,dhe shumica e re parlamentare ka parashtruar propozimin e përbashkët për kryetar të Kuvendit.
 
NAIM RAMADANI