Botë

Ripërtërihet koalicioni Rama-Meta

03.04.2017 18:43

Kryeministri i Shqiëprisë Edi Rama dhe partneri i tij në qeverisje Ilir Meta i kanë dhënë fund çdo pikëpyetjeve nëse do ta ripërtërijnë koalicionin.

Burime pranë qeverisë shqiptare bëjnë me dije se gjatë një darke 4 orëshe, Rama dhe Meta kanë vendosur t’I thonë po njëri-tjetrin edhe për 4 vjet të tjera. Në këtë mënyrë, PS dhe LSi shkojnë bashkë në zgjedhjet, por pa pasur kundërshtar, pasi opozita ka deklaruar një vendim të qartë për bojkot.
 
Darka mes Ramës dhe Metës u mbajt në një restorant peshku pranë pazarit të ri në Tiranë, ndërsa ka përfunduar në orën 1 të mëngjesit të sotëm.
 
Dy bashkëbiseduesit nuk kanë dhënë prononcim, por kanë dalë të buzëqeshur nga restoranti. Por, nuk ka munguar reagimi I kreut të opozitës Lulzim Basha, i cii deklaroi se peshku është qelbur nga koka.
 
Lajmi për koalicionin e ri Rama-Meta vjen në një kohë kur opozita është në ditën e 45 të protestës dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe qeveri teknike. 
 
LULJETA NDOKA