Maqedoni

Zaev: Manifesti i VMRO-së një grumbull justifikimesh

03.04.2017 19:11

Për Manifestin e VMRO-DPMNE-së është prononcuar edhe Lideri i LSDM-së Zoran Zaev...

Për Manifestin e VMRO-DPMNE-së është prononcuar edhe Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i cili e sheh atë vetëm një grumbull justifikimesh për të zvarritur zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.

Të shpiken arsye të tilla banale, me çfarëdo kërcënime të supozuara inekzistente mbi Maqedoninë tonë, që ne duhet ta mbrojmë atë, se në çdo moment dikush do të na sulmojë apo se diçka do të merret nga ne, me të vërtetë këto gënjeshtra nuk kalojnë edhe te vetë ata. Është koha e fundit që procesi të lëvizë para, këtë e presin qytetarët dhe hapi i parë është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë – deklaroi  Zaev.

Ai njëherit thekson se ekzistojnë të gjitha alternativat e mundshme që Kushtetuta, ligjet dhe Rregullorja i lejojnë në pjesën e plenumit, që shumica të miratojë vendime.

Zaev parlajmëron se në bazë të Ligjit për Kuvendin dhe Rregulloren, shumica parlamentare do ta marrë nën kontroll udhëheqjen e mbledhjeve.