Maqedoni
KRRE: Derivatet e naftës 1.5 den më lirë, benzina njësoj
03.04.2017 19:33
Çmimi i derivateve të naftës nga sonte në mesnatë do të ulet për 1,5 denarë, ndërsa i benzinës do të mbetet i njejtë...

Me vendim të Këshillit Rregullator për Energjitikë, bëhet ulje e çmimeve rafinerike dhe shitjes me pakicë të derivateve të naftës në përqindje për 3,25%, gjegjësisht për 2,35%.
Çmimi i shitjes me pakicë e Eurosuper BS-95 mbetet 65 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98, 67 denarë për litër.
Çmimi i ri i Eurodizel do të jetë 50,5 denarë, derisa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 39 denarë për litër.
