Botë
Takim i Trampit me Al Sisin
03.04.2017 22:03
Presidenti amerikan Donald Tramp sot në Shtëpinë e Bardhë realizoi takim me kolegun e tij egjiptian Abdel Fatah al Sisi...

Ata biseduan për mënyrat e bashkëpunimit në luftën kundër ekstremizmit islamik dhe për ndihmën ekonomike për Egjiptin.
Në takimin në dhomën ovale, Tramp theksoi se Al Sisi "ka kryer punë fantastike" dhe dha mbështetje për Egjiptin dhe për egjiptianët.
Pritet që të dy liderët ta shqyrtojnë ndihmën ushtarake dhe ekonomike për Egjiptin, transmeton BTA.
Al Sisi theksoi se e respekton "personalitetin unik" të Trampit dhe premtoi se do të bashkëpunojë me SHBA-në me qëllim të "çrrënjosjes së ideologjisë së keqe që e terrorizon shoqërinë".
Tramp disa herë e përmendi Egjiptin si aleat kyç në luftën kundër Shtetit Islamik./mia
