Mubarak dënohet me tre vite burg
Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar ish-presidentin Hosni Mubarak me tri vite burgim për kryerjen e veprës penale të korrupsionit............

Një gjykatë egjiptiane e ka dënuar ish-presidentin Hosni Mubarak me tri vite burgim për kryerjen e veprës penale të korrupsionit. Gjatë seancës së sotme në Kajro, edhe dy djemtë e ish-presidentit, Gamal dhe Ala, janë dënuar poashtu me burg. Ndaj tyre është shqiptuar dënimi për veprën penale të marrjes së ryshfetit ndërsa të dytë janë dënuar me nga katër vite burgim.
“Gjykata sjell vendim per te denuar Husni MUbarakun me 3 vjet burg Mubarak ka abuzu me gjithsejt 17, 6 milion dollare per rinovimin e pallatit presedencial”.
Me vendimin e së mërkurës, të tre personat janë të obliguar që të paguajnë edhe një shumë prej 3 milion dollarësh për dëmet e shkaktuara, si dhe ti kthejnë në buxhetin e shtetit më shumë se 17 milionët që i kanë keqpërdorur.
Mubarak, 86 vjeçar, është i akuzuar edhe për abzim të pushtetit dhe për organizimin e komplotit kundër protestuesve gjatë kryengritjes së vitit 2011. Pasardhësi i Mubarak, Muhamed Morsi, është përmbysur gjatë vitit të kaluar pas protestave të dhunshme kundër tij.
Egjipti do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 26 dhe 27 maj, ndërsa ato pritet të fitohen mga Abdel Fatah al-Sisi, i cili ka qenë në krye të ushtrisë gjatë përmbysjes së Morsit. (Memedali Jusufi, TVM2)
