Maqedoni
Rrahje në Saraj, dy persona përfundojnë në spital
04.04.2017 09:27
Një zënkë banale mes disa të rinjve në Saraj , ka rezultuar me dy persona të lënduar...

Sipas dëshmitarëve, njëri prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të shkaktuara nga një sëpatë. Sipas dëshmitarëve, gjithçka ka filluar në klubin e lojrave të fshatit Gërçec, të Shkupit, ku një grup të rinjsh nga ky fshat, u ka prishur lojën e bilardos bashkëmoshatarëve të tyre nga Saraji.
Të dy grupet më pas janë takuar para shkollës fillore në Saraj, ku edhe ka ndodhur incidenti . Ekipet e policisë kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Disa nga personat e përfshirë në incident kanë përfunduar në spital, kurse dëshmitarët e rastit janë marrë në pyetje.
Nga MPB thanë se gjatë ditës së sotme do të dalin me detaje më të hollësishme për rastin.
