Botë
Shpërthimi në Rusi dy të dyshuar si autorë të sulmeve
04.04.2017 09:59
Sërisht frikë në Shën Petersburg. Policia mbylli gjatë ditës stacionin e metrosë “Sennaya Ploshchad”...

Sërisht frikë në Shën Petersburg. Policia mbylli gjatë ditës stacionin e metrosë “Sennaya Ploshchad”, pas një thirrje telefonike anonime për një sulm tjetër të mundshëm.
Autoritetet ndërkohë ende nuk kanë një përgjigje të qartë se kush qëndron pas sulmit me bombë në metronë e Shën Petërburgut. Shërbimi rus i lajmeve “Interfax” tha se po kërkohet për dy të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Autori i sulmit vetëvrasës dyshohet se është 22 vjeçari Arishev Maksim, me origjinë nga Kazakistani, ndërsa autori i dytë i dyshuar për vendosjen e bombës së pashpërthyer, është qytetari rus Akbarzhon Jalilov, 22 vjeç, i cili ka lindur në Kirgistan.
Kamerat e sigurisë në metro e kanë filmuar atë teksa ecte duke mbajtur një çantë në shpinë. Shpërthimi në metronë e Shën Pjetërburgut, ditën e hënë pas mesdite, la 14 të vdekur dhe mbi 45 të plagosur.6 nga të plagosurit mësohet se janë në gjendje të rëndë dhe bilanci i viktimave pritet të përkeqësohet në vijim.
Sidoqoftë, të dhënat për të, nëse ishte një atentator vetëvrasës, janë ende kontradiktore. Media shtetërore kirgize raporton se, shërbimet sekrete të vendit janë në kontakt të vazhdueshëm me homologët rusë për hetime të mëtejshme.
