Maqedoni
“Freedom House”: Rënie drastike të lirisë dhe demokracisë në RM
04.04.2017 10:58
Liria dhe demokracia në Maqedoni shënon rënie në të gjitha nivelet e vlerësuara potencohet në raportin më të ri të Freedom House...

Në raport Maqedonia edhe më tej gjendet në grupin e vendeve me Qeveri tranzicionale ose me regjim hibrid.
Rënie më të madhe, Maqedonia ka shënuar në lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, të cilat tani ndodhen në kategorinë jo të lirë me vlerësim më të ulët se në vitin 2001 kur Maqedonia ishte mes një konflikti të armatosur.
Maqedonia prej vitit 2008 e këndej ka një rrënie drastike të të lirisë së mediave. Vlerësimi i fundit i Freedom House për lirinë e mediave Maqedoninë, mban notën 5.25 e cila nënkupton se Maqedonia ndodhet në shoqërinë e shteteve me media jo të lira.
Në të njëjtin grup me Maqedoninë janë edhe Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Por Kosova, njësoj si Ukraina dhe Romania, kanë shënuar përparim dhe nga vendi me regjim autoritar gjysmë të konsoliduar, hyri në kategorinë me regjim hibrid. E përbashkëta e të gjitha vendeve është se ngadalë-ngadalë po e shkelin kualitetin e qeverisjes.
