Botë

SHBA, shpërthim i fuqishëm në një magazinë

04.04.2017 11:27

Re të dendura tymi u shpërndanë mbi një magazinë në Opa-Locka të Floridas...

Re të dendura tymi u shpërndanë mbi një magazinë në Opa-Locka të Floridas, nga zjarri masiv si pasojë e shpërthimit të disa treilarve që gjendeshin të parkuar.
 
Autoriteteve iu desh të luftonin për më shumë se një orë për të vënë në kontroll flakët. Sipas raportimeve të paktën 12 trailera janë përfshirë nga flakët. Aeroporti Opa-Locka u mbyll për shkak të shtëllungave të zeza të tymit. Po kështu u bllokua dhe qarkullimi i mjeteve në zonë. Ende nuk ka një përcaktim mbi shkaqet e zjarrit dhe as raportime për persona të lënduar.