Pike akord edhe për 5 vjet me Barcelonën
Mbrojtësi do të vërë firmën në letër, mbi marrëveshjen e re, në ditët e ardhshme pasi momentalisht është arritur vetëm akordi…….
![](https://al.mrt.com.mk/sites/default/files/Barcelona.jpg)
Klubi i Barcelonës njoftoi nëpërmjet faqes zyrtare se mbrojtësi 27-vjeçar, Xherard Pike do të vazhdojë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2019. Mbrojtësi do të vërë firmën në letër, mbi marrëveshjen e re, në ditët e ardhshme pasi momentalisht është arritur vetëm akordi.
Kontrata e mëparshme e Pike do të përfundonte në fund të sezonit të ardhshëm, por tani ka siguruar marrëveshje të re për pesë vitet e ardhshme. 27-vjeçari e ka kaluar shumicën e karrierës së tij në “Camp Nou”, duke kaluar fillimisht nga të rinjtë e klubit.
Lajmi vjen një ditë pasi Lionel Mesi nënshkroi një marrëveshje të përmirësuar financiare me gjigandët katalanas, të cilët, gjithashtu, punësuan Luis Enriken si trajnerin e tyre të ri, të hënën. Mbrojtësi Pike shihet nga drejtuesit si një nga shtyllat e ekipit të Barcelonës për vitet në vazhdim.