Botë
Konflikti në Siri, OSDNJ: “Sulm kimik” në Idlib, 35 të vdekur
04.04.2017 12:57
Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm të dyshuar kimik...

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm të dyshuar kimik në qytetin Idlib në veri-perëndim të Sirisë, i cili kontrollohet nga rebelët.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se sulmet mbi Khan Sheikhoun nga qeveria siriane ose avionët rusë kishin shkaktuar vdekjen e shumë personave. Në rrjetet sociale u publikuan fotot të personave që kishin vdekur nga asfiksia.
Qeveria siriane ka mohuar në mënyrë të përsëritur përdorimin e armëve kimike. Megjithatë, një hetim nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në tetor të një viti më parë arriti në përfundimin se forcat qeveritare kanë përdorur sulmet me gaz klori në paktën tre raste gjatë vitin 2014-2015.
Hetime konstatuan gjithashtu se militantët e Shtetit Islamik kishin përdorur gazin mustardë.
