Maqedoni
Buldozerë dhe polici në rrugën e “Plastikave” rrënohet objekti pa leje, pronari ende i panjohur
04.04.2017 13:51
Komuna Qendër sot herët në mëngjes e ka rrënuar objektin e ndërtuar pa leje, mes rrugëve “Samoilova“ dhe “Nikolla Karev“, në atë që njihet si rruga e plastikave në Shkup...

Gjatë rrënimit nuk është paraqitur investuesi i objektit, që është person I panjohur. Rrënimi vjen pasi paraprakisht kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, firmosi vendimin dhe dorëzoi kërkesë në polici, me qëllim që të fillojë rrënimi i këtij objekti të ndërtuar pa leje.
Ndërmarja ndërtimore e zgjedhur përmes tenderit, e ka rrënuar objektin në bazë të vendimit të miratuar nga organet komunale, me asistencë të policisë.
