Maqedoni
Manastir, arsimi i mesëm, 3 paralele të reja në shqip, për 102 nxënës
04.04.2017 14:15
Në Manastir do të hapen paralele në gjuhën shqipe, në dy shkolla të mesme...

Sipas konkursit më të ri të Ministrisë së Arsimit, 102 nxënës do të mund të mësojnë në gjuhën shqipe, për vitin shkollor 2017/2018.
Dy paralele do të hapen në shkollën e përgjithshme të mesme ”Taki Daskalo”, i njohur si gjimnazi i poshtëm, kurse paralelja e tretë do të hapet në shkollën mjekësore ”Dr Jova Kallauz”. Edhe më herët ka patur konkurse, por nuk ka patur numër të mjaftueshëm nxënësish për të krijuar paralelet në shqip. Këto dy shkolla kanë kërkuar nga Ministria në fjalë që të hapen paralele në gjuhën shqipe, kërkesa të miratuara në Këshillin e arsimtarëve.
