Galeria Kombëtare e Maqedonisë: 6 prill, ekspozita e artistëve të rinj nga Kosova
“AR 2016”, është ekspozita e artistëve të rinj nga Kosova, që do të hapet më 6 prill në galerinë Kombëtare të Maqedonisë...

“AR 2016”, është ekspozita e artistëve të rinj nga Kosova, që do të hapet më 6 prill në galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Kjo ekspozitë është ndër të rrallat ekspozita të specializuara për artistët e rinj deri në 40 vjet , një përkrahje tradicionale në punën e tyre përmes garës dhe ekspozimit.
“Është një program I ri me të cilin ne mburemi sepse jep hapsirë artistëve të rinjë të cilët janë një pjesë shumë e rëndësishme e skenës të artit në kosov. E para e rradhës është shkëmbimi I ekspozitave si pjesë e bashkëpunimit ndërshtetëror Kosovë -Maqedoni në fushën e Kultures si dhe e para ne vazhdën e epozitës që do t’i shkëmbejmë ne si dy galeri”, tha Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës.
“Do të prezentohet një ndër ekspozitat më të rëndësishëm të Galerisë Kombëtare të Kosovës. Sipas strukturës është ekspozita e përmbame I plotëson standardet sa I përket përzgjedhjeve të artistëve si dhe sa I përket nivelit të ekspozitës”, tha Mehmet Behluli, kurator i projektit “AR 2016”.
Për këtë ekspozitë janë përzgjedhur vepra nga 5 autorë apo grupe artistësh: Agron Bllakçori, Bujar Sulejmani, grupi Kolekiv i Haveit, Jetulla Sulejmani dhe Luan Bajraktari. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 26 prill.
REJHANE BUSHI METAJ
