Maqedoni

Bejli: formoni qeverinë, zgjidhja është në institucione

04.04.2017 15:51

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli, deklaroi se pas zgjedhjeve të dhjetorit që u vlerësuan...

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli, deklaroi se pas zgjedhjeve të dhjetorit që u vlerësuan si të besueshme pret që shumica parlamentare ta formojë Qeverinë.
 
“Kishte zgjedhje në dhjetor, të cilat u vlerësuan si kredibile. Deputetët u ulën në Kuvend, u deklarua shumica parlamentare dhe mendojmë se nuk është në përputhje me principet demokratike dhe me Kushtetutën që të mos lejohet të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë. Ne e ndihmuam dialogun në bisedimet në Përzhinë, por në fund institucionet e juaja janë vendet ku mund të zgjidhjet kjo çështje. Keni Kuvend dhe atje mund ti diskutoni të gjitha çështjet. Por, me rëndësi është të shkojmë përpara me formimin e qeverisë. Nëse nuk shikohet  përpara, kjo do të thotë prolongim i vendimeve, ndoshta mosrealizim të projekteve, dhe në fund qytetarët do të duhet të vendosin nëse dëshirojnë Kuvendi i tyre dhe liderët politik të  veprojnë kështu”, shprehet ambasador i SHBA-ve në RM, Jes Baily.