Maqedoni
Lufta kundër korrupsionit: Panelistët, institucionet nuk bëjnë mjaftueshëm
04.04.2017 16:06
Institucionet e vendit nuk e luftojnë mjaftueshëm korrupsionin ndërsa qytetarët duke u munduar të realizojnë nevojat e tyre...

Institucionet e vendit nuk e luftojnë mjaftueshëm korrupsionin ndërsa qytetarët duke u munduar të realizojnë nevojat e tyre, janë të detyruar të bien pre e situatës vlersoi Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci gjatë një debati të hapur në përpjekje për t’i dhënë përgjigje pyetjes “çfarë e pengon vendin që të jetë më efikas në luftën kundër korrupsionit”.
“Institucionet në R.M që janë të obliguara ta luftojnë korrupcionin nuk po e kryejnë punën e tyre mirë. Ne mund të shohim se prokuroria publike për shembull nuk është marrë me korrupcionin e niveleve të larta dhe për këtë qëllim është dashur që të kemi edhe prokurori speciale. Nëse këtë e zgjëroni edhe në institucionet tjera të cilat nuk merren shumë me këtë temë shfaqet situatë në të cilën qytetarët përshtaten në sjelljen e tyre. Nëse nuk ka kush që t’i mbrojë ndërkaq kemi presion nga institucionet që të hyhet në raport korruptiv ata më në fund duan që të mbarojnë punë, te mjeku në univerzitet në polici e tjerë dhe do të dorzohen nga presioni”, shprehet Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci.
Sipas Marija Sazdevski nga Qendra maqedonase për bashkpunim ndërkombëtar, duke u bazuar në uljen e numrit të parashtresave vërehet edhe ulje e besimit të qytetarëve ndaj Komisionit për luftë kundër korrupcionit.
“Në lidhje me atë se si perceptojnë qytetarët Komisionin mund të konstatohet se është ulur besimi ndaj komisionit duke pasur parasyshë se është ulur numri i parashtresave nga qytetarët. Përkatësisht nga 1100 parashtresa në vitin 2007 numri është ulur në 127 parashtresa”, shprehet Marija Sazdevski nga qendra maqedonase për bashkpunim ndërkombëtar.
Debati u organizua nga Instituti për demokraci “Soshietas Civilis” në bashkpunim European Academy of Diplomacy dhe Visegrad School of Political Studies.
NAIM RAMADANI
