Maqedoni

68 vjet, aleanca veriatlantike, Ramadani: NATO, vlerë që duhet përqafuar

04.04.2017 16:25

Këshilli euroatlantik shënoi sot 68 vjetorin e formimit të aleancës veriatlanetike...

Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik, Ismet Ramadani, tha se të gjithë ata që punojnë për afirmimin e vlerave Euro-Atlantike, kontribuojnë për jetë më cilësore, për siguri dhe drejtësi.
 
“Me ketë u ngushtojmë hapsirën dhe nuk I japim mundesi antivlerave dmth nuk I japin mundësi që të kemi kriminalitet dhe korupsion, nuk I japim mundesi që dikush të na ngulfatë demokracinë të na I kapë ose robërojë institucionet, të kemi drejtësi, të kemi gjyqsi të pavarur, të kemi liri, të kemi demokraci dhe të kemi siguri, këto janë vlerat që duhet ti ndajmë me NATO-n”, tha Ismet Ramadani, kryetarit të këshillit Euro-atlantik të Maqedonisë.
 
Jolevsaki: Integrimi në NATO, prioritet për vendin
 
Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, tha se integrimet euro-atlantike , mbeten  prioritet për Republikën e Maqedonisë
 
“Integrimi euroatlanik është prioritet për RM, dhe ne jemi të orientuar të vazhdojmë atë rrugë, shume herë kam thënë se reformat që I bëjmë I bëjmë pik se pari për vete, që të kemi një Maqedoni të fortë, të kemi një shoqëri më të forte, një ekonomi të fortë dhe sigurisht një mbrojtje më të mirë. Paralelisht këto reforma I bëjme që të jemi pjesë edhe e familjes euroatlanike”, tha Zoran Jolevski, ministër i mbrojtjes.
 
Bejli: Liderët të ofrojnë zgjidhje për eurointegrimet
 
Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, tha se SHBA gjithmonë do ta përkrahë integrimin e Maqedonisë në strukturat Euro-Atlantike
 
“Liderët e partive duhet që qytetarëve të ju ofrojnë zgjidhje që e zhbllokojnë zhvillimin e vendit dhe integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha Jes Baily, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.
 
Dita e NATO¬s është ngjarje e cila në mënyrë tradicionale shënohet në të gjitha vendet anëtare të Aleancës, si dhe në vendet partnere. Në këtë ditë në vitin 1949, 12 vende në Uashington (SHBA) nënshkruan Marrëveshjen me të cilën u konstituua Aleanca Veriatlantike.
 
GAZMEND KURTISHI