Maqedoni

Raporti i “Fridom Hause”: Maqedonia shënon rënie të demokracisë

04.04.2017 16:40

Maqedonia në raportin e ri të organizatës joqeveritare amerikane Fridom Hause shënon nivel më të ulët të demokracisë që nga 2001...

Maqedonia në raportin e ri të organizatës joqeveritare amerikane Fridom Hause shënon nivel më të ulët të demokracisë që nga 2001, duke u cilësuar si vend me regjim tranzitor duke lëviz drejt regjimit autokratik.
 
Nga 1 deri në 7, Maqedonia mer notën 4.43 për dallim nga viti I kaluar kur vlerësohet me notën 4.29.
 
Nëse periudhën që vjen vendi arrin notën 5 atëherë do të hyjë në një grup me shtetet autoritare sikurse Kirgistani, Bellorusija, Rusija apo Azerbejxhani.
 
Analizuar në detaje, sa i përket sundimit të demokracisë në nivel nacional dhe lirisë së mediave Maqedonia veçmë konsiderohet se mbisundon regjimi autoritar, ndërkaq nga ky regjim rrezikohet pavarësia e gjyqësorit dhe korrupsionit me notën 4.75.
 
Notë më të lartë prej 3.25 ka shoqëria civile, ndërkaq procesi zgjedhor dhe pushteti lokal është ulur duke u vlerësuar me notën 4.
 
Në raport nënvizohet të ashtuquajtura kërcënime nga ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe rrezikimi I karakterit multietnik të shtetit.
 
“Kërcënimet ndaj organizatave joqeveritare arritën nivel të ri me iniciativën “Stop operacionit Sorros”, të themeluar nga redaktorë të agjencisë shtetërore të lajmeve dhe dy portaleve proqeveritare. Gruevski vë në rrezik karakterin multietnik të Maqedonisë, të vetë shtetit, duke nxitur ndjenja anti-shqiptare”, shkruan Fridom Hause.
 
Arsye për keqësimin e demokracisë, konsiderohet publikimi I ‘bombave’ në vtin 2015-të dhe marrëveshja politike në Përzhinë të njëjtin vit. Në vitin 2016-të Maqedonia u gjend në udhëkryq politik.
 
“Veprimet e partisë në pushtet dhe klima politike, plotësisht kanë penguar zbatimin e reformave urgjente. Nevoiten reforma të theksuara që vendi t’i kthehet rrugës së demokratizimit”, thuhet në raport.
 
Krahasuar me vendet e rajonit Maqedonia është vlerësuar më keq se sa Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali I Zi dhe Serbia ndërkaq mer vlerësim më të mirë se Bosnja dhe Kosova.
 
Gjithsesi kjo e fundit ka pësuar rritje në vlerësim nga viti I kaluar dhe nga vendi me regjim autoritar gjysmë të konsoliduar, hyri në kategorinë me regjim hibrid.
 
E përbashkëta e të gjitha vendeve është se ngadalë-ngadalë po e shkelin cilësinë  e qeverisjes.
 
MERAL ISMAILI