Maqedoni

Shkup, panairi i 29-të i librit, i paktë lexuesi shqiptar

04.04.2017 18:09

Hapet panairi i librit ne Shkup, i cili organizohet ne bashkëpunim me asosiacionin e botuesve të maqedonise...

Hapet panairi i librit ne Shkup, i cili organizohet ne bashkëpunim me asosiacionin e botuesve të maqedonise, shoqatën e botuesve te Maqedonisë dhe shoqatën e botuesve shqipëtarë te Maqedonisë.
 
Ky panair prezenton libra me tematika të ndryshme si sociale, filozofike, shkencore, fetare e kështu me rradhë.
 
Por ndonëse ky panair veçmë është bërë traditë pasi që organizohet për 29 herë me rradhë, interesimi I qytetarëve nuk është në nivelin e duhur thonë shtëpitë botuese prezente ne këtë panair.
 
Ndoshta sepse është dita e parë e tij dhe gjërat ndryshojnë në vazhdim.
 
“Çdo panair e ka atë ndjesinë  e vete, nuk është keq të lexosh, leximi eshtë në rritje, lëeximi është jetë. Me qenë se është dita e parë ka vizitorë, por jo në nivelin e pritur të shohim si do të kaloj ditët tjera”, shprehet Arife Demiri nga ALBAS.
 
“Ne në panair dalim disa here me produktet e tona, për këtë vit jemi përgaditur me programin e fletoreve elektronike 4d, të cilat me shkarkimin e aplikacionit të vet që e kan në prapashtesë të fletoreve, me kto fletore mund të lozin fëmijët me celularët e tyre apo edhe me motivet e fletoreve”, shprehet Avni Berisha nga Two Brothers.
 
“Kemi lloje të ndryshme të librave, libra shkencorë, filozofike, islame e shumë tjera. Këtë vit Logos- A jus jell qytetarëve tre libra të rinj “Fenomeni I artit”, “Besëlidhje e thirrjes islame”, dhe Metodologjia”, shprehet Sumeja Ramani nga Logos A.
 
Pervec botuesve vendore, te pranishem do te jene edhe botues nga Shqiperia, Serbia, Mali i zi ndërsa Suedia do te prezantohet permes Ambasades se saj.
 
Panairi i Librit do te jete i hapur per vizitoret deri me date 10 prill, nga ora 10 deri ne oren 20.
 
ERSAN PAJAZITI