Botë

Rama: jo qeveri teknike; Basha: nuk bëjmë pazar me zgjedhjet e lira

04.04.2017 18:53

Shqipëria nuk po gjen dot zgjidhje për krizë politike...

Edhe përkundër deklaratave të mbrëmshme të kreut të LSI-së, Ilir Meta, për gjetjen e një zgjidhjeje në mënyrë që opozita të merrte pjesë në zgjedhje, sot kryesocialisti Edi Rama, përmes Facebookut, tha se zgjehdjet do të mbahen më 18 qershor.

“Kushtetuta është shumë e qartë , qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithçka tjetër”, shkruan Rama.

Kreu demokrat Basha, fton kryeministin të reflektojë pasi sipas tij, demokratët nuk bëjnë Pazar me zgjedhjete lira.

LULJETA NDOKA